Është bërë një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin, ka pohuar një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë në një intervistë me gazetën Ukrayinska Pravda.
Në një intervistë me Pravda, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas pushtimit në shkurt.
Ai vazhdoi të thotë se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik.
Zoti Budanov i tha gazetës ukrainase: “Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë.
“Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë. E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”. ka përfunduar ai.