Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtues të PayPal, një nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa ndërkombëtare.
“Indikatorët pozitivë ekonomikë, rritja ekonomike impresive dyshifrore, si dhe potenciali që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit”, u theksuan nga Kurti në takimin me Richard Nash, Zëvendës President i PayPal dhe drejtues i Grupit për Marrëdhënie Globale me qeveri dhe me Franz Paasche, Zëvendës President i Lartë i PayPal dhe Drejtor i Çështjeve Korporative.
Po ashtu ai theksoi shkallën e lartë të përdorimit të internetit në Kosovë, rritjen e nivelit të shfrytëzimit të tregtisë elektronike e-commerce dhe blerjeve onlin , si dhe dërgimin e remitencave nga mërgata, si faktorë të rëndësishëm e të dobishëm që PayPal të përfshijë edhe Kosovën në platformë.