Lija e majmunëve është një sëmundje e cila ka prekur disa vende të Evropës dhe transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shprehur se vendi jonë është ende e paprekur, por janë duke u trajnuar mjekët.
“Mjekët mund ta ngatërrojnë, por ka elemente të rëndësishme për tu ditur. Nis me temperaturë rritje të gjendrave limfatike shenja në lëkurë. Nisin nga fytyra, pëllëmbët shputat dhe në të gjithë trupin. Kalon në disa faza. Zgjat deri 4 javë dhe është infektuese derisa zhvishet lëkura. Duhet të jemi të kujdesshëm mos prekim sytë se mund te çojnë në verbim. Ata persona me dëmtime të imunitetit mund të bëjnë forma të rënda,” është shprehur Bino.