Elisa Spiropali reagoi ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit akuzoi qeverinë për sulme ndaj medias. Spiropali reagoi duke iu drejtuar Berishës se është i gatshëm të djegë Shqipërinë për familjen e tij.
“Zgjedhjet në PD i fitonte dhe Luli. Mendon se je zgjedhur në krye të PD, por ngjan si një rrugë qorre që s’të nxjerr askund. Je nisur drejt rrugës së askundit dhe i ke mbyllur çdo rrugë opozitës së këtij vendi. Këtë ke bërë gjithmonë ti, për familjen tënde djeg jo partinë, por Shqipërinë.
Ku ka sot në Shqipëria një kandidat më të mirë se ty. Ku ta gjejmë të kemi përballë, por nuk e meriton ky vend këtë katandisje”, tha Spiropali.