-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-Tabakut: Ne kemi zgjeruar zonat e mbrojtjes, të cilat ju i kishit kafshuar

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur deputetes së PD-së, Jorida Tabaku mbi akuzat e saj.

Rama tha se ju nuk keni asnjë fakt, por fakt është se zonat e mbrojtura janë gjetur “të kafshuara”.

“Unë  fola për Butrintin, por ju nuk e keni pasur mendjen. Lidhja që bëni ju shkak pasojë, është një lidhje që nuk bazohet në asnjë fakt. Kur unë isha ministër i Kulturës kam propozuar mbrojte të Parkut Kombëtar. Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë kur dihet se çfarë përfaqësojnë ata. Nga harta e parkut është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë, nën monitorimin e UNECOS-s, i cili kërkoi rishikimin. Ne jo vetëm që nuk kemi ngrënë zonat e mbrojtura, por ne kemi zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura, duke ndaluar leje hidrocentralesh të dhënë prej jush. Ne kemi vënë ne mbrojtje lumin e Valbonës, dhe Thethin, luginën e Shalës”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit