Kryeministri Edi Rama ka thumbuar deputetin e PD-së, Ferdinand Xhaferajn në lidhje me investimet në Portin e Durrësit.
Rama i ka thënë Xhaferajt se pasi ata të mbarojnë punët në amfitetarin e Durrës, të vijë dhe të rregullojë cilësinë e diellit, një lapsus që Xhaferaj e ka thënë në kohën kur ishte ministër.
“Ju bërtisni edhe për çmimet e hoteleve. Do mbroni konsumatorin holandez dhe italian. Edhe për atë bërtisni ju. Shikoni sa janë rritur të ardhurat. Shikoni si po rritet fluksi tek aeroporti i Rinasit. Mos qani edhe hallin se do të fillojnë edhe prishjet në Durrës? Do vimë për prishje, krijoni aleancën e Amfiteatrin? Bëhu gati. Do vijmë ta gllabërojmë, kur ne t’i mbarojmë gjithë këto punë, do vini ju dhe të përmirësoni cilësinë e diellit,” është shprehu Rama.