Një autobus i mbushur me 80 turistë është përfshirë në një aksident paraditen e së hënës në qytetin e Vlorës.
Autobusi është përplasur me degën e një peme në rrugë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa siç shihet është thyer xhami i parë.
Mësohet se autobusi, i cili ishte duke ardhur nga rruga ‘Dhimitër Konomi’, është spostuar pasi përballë ka qenë duke i ardhur një kamion dhe për të shmangur përplasjen, autobusi është përplasur me degën e pemës.
Pritet ndërhyrja e një vinçi që të spostojë mjetit, i cili ka bllokuar qarkullimin e makinave.