-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohen rastet e hepatit mes fëmijëve në mbarë botën, shkaku mbetet mister

Kryesoret

Një sëmundje e rrezikshme dhe misterioze vazhdon të përhapet mes fëmijëve. Bashkë me të edhe pyetjet se çfarë e shkakton, pa përjashtuar lidhjet e mundshme me COVID-in.

Për ekspertët, është shumë herët për të treguar se çfarë fshihet pas rasteve.

Mbi 600 raste të hepatitit, pa ndonjë shkak të njohur, janë identifikuar në mbarë botën që nga tetori i vitit 2021. Shumë prej rasteve përfshijnë fëmijë që kanë qenë të shëndetshëm.

Numrin më të madh të rasteve të identifikuara e ka Mbretëria e Bashkuar, 197. Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës numërojnë 180 raste, shumica e të cilave kanë qenë mjaft të rënda.

Paçka se rastet shtohen, shkaku mbetet ende një mister mjekësor.

“Fusha e lojës po ndryshon çdo orë”, ka treguar Jason Kindrachuk, profesor asistent i mikrobiologjisë mjekësore dhe sëmundjeve infektive.

“Inç pas inçi, po fillojmë të kuptojmë se cili është ky problem. Por nuk mendoj se i kemi ende të gjitha ato pjesë të enigmës për të thënë se kjo është ajo çka mendojmë se po ndodh”, ka thënë ai.

Teksa inflamacioni i lehtë i mëlçisë nuk është i pazakontë te fëmijët, inflamacion i rëndë si ky është.

Mbretëria e Bashkuar ka tetë deri në dhjetë transplante të mëlçisë çdo vit, por tashmë i ka kaluar këto shifra, me 11 në vetëm tre muaj.

Në nivel global, 26 pacientë kanë kërkuar transplantim të mëlçisë. Gati gjysma e vdekjeve kanë ndodhur në SHBA, megjithëse vendi përbën vetëm një të tretën e rasteve të identifikuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit