Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokuroren Elveta Murra.
Të hënën e 23 majit, komisioni ka zhvilluar një seancë për shpalljen e vendimit për Elveta Murran, me detyrë prokurore në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Ciftja, Pamela Qirko, Roland Ilia, pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurores.
Kjo e fundit iu nënshtrua vetting-ut për vlerësimin e kriterit të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional më 10 maj.
Por Murra nuk arriti të bindë trupën gjykuese të KPK-së.
Ajo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Dhe punon prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.