Ministria e Shëndetësisë së Kosovës raporton se në 24 orët e fundit nga 477 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 12 qytetarë.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 148.
Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.