Pas dështimit të raundit të dytë, Konferenca e Kryetarëve vendosi sot qe raundi i trete për votimin e kandidaturave për president te mbahet me 30 maj.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.
“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla. Ky propozim u miratua nga kryetarja e Konferences, Lindita Nikolli.