-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria çon në SPAK tre zyrtarë të lartë, dy skemat e korrupsionit

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se pas një hetimi të gjatë të njësisë anti-korrupsion ka çuar në SPAK zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi. Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës u kallëzua nga Ulsi Manja në SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi.

Gjithashtu Manja çoi në SPAK edhe drejtorin e kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, pasi sipas tij rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Tani, u shpreh Manja “është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

Unë nuk i druhem asnjë lloj presioni, pasi krijimi i kësaj strukture ishte vullnet i qeverisë shqiptare” tha ai.

Manja prezantoi 2 skemat e tjetërsimit të pronave dhe abuzimeve financiare. Ai tha se skema e parë e kapur është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me radhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër. Skema e dytë ka të bëjë sipas tij me kapërcimet dhe shpejtësinë e procedurave për dosje të caktuara.

“E para, ish pronarë që disponojnë vendimet e kthimit të pronave për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë për një kohë të gjatë të marrjes së kompensimit kundrejt parash dhe kompensimit fizik, që nuk e kanë bërë dot. Në këto kushte, i kanë shitur vendimet e tyre te sekserë dhe ndërmjetës të pronave të cilët sapo i kanë marrë këto të drejta reale të pronave të ish pronarëve, menjëherë kanë aplikuar në Agjencisë e trajtimit të pronave dhe janë kompensuar financiarish 100%  dhe por janë kompensuar edhe me sipërfaqe tokash në vendet më të turistike të Shqipërisë, me përparësi të agroturizmit dhe turizmit malor.

E më pas pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe zyrtarëve të kësaj agjencie. Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informate, pra është një bashkëpunimi ligjor të Kadastrës dhe abuzimit të pronave, ish pronarët duhet të kompensohen financiarisht, sipas praktikës që agjencia e ka vendosur si standard, skema e kompensimit do të ndjekë rendin kronologjik të kadastrës, pra vendimi i parë likuidohej më e para, ka ish-pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë shuma qesharak për shkak të pronës nga ndërtime informale, ndërkohë kemi ish pronarë që nga koha 1-17 ditë janë kompensuar në shuma marramendëse deri në 500 mln, çka na bën që të dyshojmë që ka abuzim.

Flas nivelin drejtues më të lartë të kësaj agjencie, janë disa skema të tjera që janë përdorur, po kjo i mbetet SPAK të çojë para përgjegjësisë personat konkret. Në mbetemi të hapur që të vëmë në dispozicion të hetimit, të gjithë dokumentet”, tha Manja.

Skema 1

Ish pronarët që kanë vendimet për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë këto vendime për një kohë të gjatë për marrjen e kompensimit dhe atij fizik që nuk e kanë realizuar deri më sot. Në këto kushte janë detyruar ti shesin vendimet e tyre te sekserë, të cilët sapo i kanë blerë këto të drejta reale, kanë aplikuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë kompensuar 100% financiarisht, por edhe kompensuar fizikisht në vendet më të mira. Pasi i kanë marrë këto prona, kanë vijuar me transaksione duke i kaluar në emër të familjarëve të zyrtarëve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Skema 2

Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet në rastin e kompensimit financiar të ish pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtime të legalizuara. Çdo ish pronar, prona e të cilit është zënë me një pronë të legalizuar, kompensohet financiarisht. Ish pronarët pasi marrin një vlerësim në Kadastër, depozitojnë kërkesën për tu kompensuar financiarisht. Sipas praktikës që vetë Agjencia e ka vendosur si standard, skema ndjek rendin kronologjik të vendimeve: pra vendimi i parë likuidohet më përpara. Por ka ish pronarë që presin 1-5 vjet për të marrë vlera qesharake për të marrë kompensim, ndërkohë që në anën tjetër kemi ish pronarë që nga 1-17 ditë janë kompensuar deri në 500 milionë lekë. Kjo na bën të besojmë se ka abuzime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit