-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla në Austri: I kemi përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla është takuar në Austri me ministren e Çështjes së BE-së, Karoline Edtstadler.

Gërvalla i ka shprehur ministres austriake shqetësimin e saj për sigurinë e rajonit të Ballkanit si dhe për ecurinë e Kosovës drejt aleancës euroatlantike.

“Theks i veçantë gjatë bisedës u vu edhe në çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë. Ministrja Gërvalla gjatë takimit theksoi faktin, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Austrisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ajo vuri gjithashtu në pah rolin e spikatur të Austrisë në proceset evropiane për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian” është njoftuar nga zyra e ministres Gërvalla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit