Pasditen e kësaj të marte është njoftuar për zjarr vënie të qëllimshme ndaj një makine tip “Fiat” në Vlorë.
Makina është pa targa dhe mësohet se ka qenë e parkuar në atë zonë e Plazhit të Vjetër në Vlorë prej kohësh.
Banorët e zonës njoftuan zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve , por makina është djegur plotësisht.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit që i ka vendos flakën.