-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë kryebashkiakët drejt SPAK-ut? Manja: Drejtoresha u shkarkua dhe u çua në hetim

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja çoi sot në SPAK tre zyrtarë të trajtimit të pronave. Ish-drejtuesja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi së bashku me dy zyrtarë të tjerë tani do të ballafaqohen me tre akuza.

Manja tha se përpara se ta çonte në SPAK e shkarkoi pak ditë më parë Baçin. “Është shkarkuar para pak ditësh me propozimin tim, nga kryeministri vetë, por edhe për zyrtarë të tjerë të nivelit drejtues” tha ai.

Pak ditë më parë Edi Rama tha se janë dy kryetarë bashkie që mund të përfundojnë në SPAK. Por cilët janë ata? Manja nuk tha shumë detaje. “Sikur e kam deklaruar edhe këtu, njësia anti-korrupsion ka hetime për pronat në të gjithë bregdetin e Shqipërisë. Hetimi do kohën e vet, duhen administruar të gjitha praktikat që dyshojmë.

Kemi në tre zyra vendore të kadastrës dhe dy bashki ku njësia ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e hetimit administrativ. Do ua bëjmë me dije nëse shkeljet janë administrative apo penale. Por deri tani po hetojmë abuzimet e natyrës penale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit