-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria holandeze-tifozëve: Në burg nëse shkelni ligjin në Shqipëri

Kryesoret

Festa e finales së Conference League është shoqëruar edhe me masa të forta sigurie nga autoritetet, për të bërë të mundur që çdo gjë të shkojë më së miri. Pas publikimit të masave nga policia e shtetit dhe ministria e brendshme, Ministria e Jashtme e Holandës publikoi një njoftim, në formën e manualit, ku paralajmëronte tifozët e Feyenoord se çdo shkelje e ligjeve do të ndëshkohet në mënyrë të ashpër.

Duke qenë se tifozët ultras nga Roterdami njihen për të kaluarën problematike, informimi është bërë për të evituar çdo trazirë të mundshme dhe për ti paralajmëruar mbështetësit e Feyenoord, që të shmangin çdo incident apo situatë problematike gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Sipas institucionit holandez, “policia lokale vepron në mënyrë strikte kundër krimeve, si përdorimi apo shpërndarja e lëndëve narkotike, por edhe ndezjes së fishekzjarrëve apo flakadanëve”. Për veprat e fundit, dënimi maksimal shkon deri në tre vjet heqje lirie. Mes krimeve të dënueshme dhe që sipas Ministrisë së Jashtme holandeze tifozët duhet të tregojnë kujdes janë edhe agresioni fizik ndaj personit, prishja e rendit publik apo konsumi i alkoolit në hapësira publike.

Pasi ka theksuar se mënyrat e vetme të transportit në Tiranë janë me tren apo taksi, sepse nuk ka metro dhe tram, Ministria e Jashtme holandeze paralajmëroi tifozët e këtij vendi që të bëjnë kujdes nga hajdutët e xhepave, të cilët mund të synojnë portofolat e mbushur me euro për qëndrimin në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit