Avionët luftarakë kinezë dhe rusë kryen fluturime të përbashkëta pranë Japonisë të martën, ndërsa liderët e bllokut Quad u takuan në Tokio.
Lajmi u bë i ditur nga ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi.
Ai tha tha se qeveria kishte shprehur “shqetësime të rënda” për Rusinë dhe Kinën për fluturimet, të cilat u zhvilluan ndërsa udhëheqësit nga Shtetet e Bashkuara, India, Australia dhe Japonia mbanin bisedime mbi sigurinë rajonale.
Avionët nuk e shkelën hapësirën ajrore territoriale, tha ministria e Mbojtjes për AFP, dhe është hera e katërt që nga nëntori që fluturime të përbashkëta në distanca të gjata nga Rusia dhe Kina janë vërejtur pranë Japonisë.
“Dy bombardues kinezë u bashkuan me dy bombardues rusë në Detin e Japonisë dhe bënë një fluturim të përbashkët në Detin e Kinës Lindore”, u tha Kishi gazetarëve.