-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani diskuton për sfidat dhe progresin e Kosovës, me delegacionin britanik

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e Presidentit ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidencës përmes njoftimit.

“Në Ditën e Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”.

Osmani në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtetet e botës, ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë.

“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”.

Ndryshe, presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit