Finalja e Conference League, e cila do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ka sheshuar përplasjet e forta të kohëve të fundit mes kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Duka dhe Veliaj kanë marrë pjesë këtë të martë në aktivitetin në e zhvilluar në qendër të Tiranës ku është ekspozuar kupa e Conference League, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-legjenda e Kombëtares, Lorik Cana.
Duka: Ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale. U uroj suksese të dyja ekipeve!
Veliaj: I përshëndesim të gjithë tifozët. Mirëserdhët në Tiranën tonë!