Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë nga Gjykata e Posaçme. Gjyqtarët kanë vendosur që ta kalojnë procesin për më 2 shkurt, kur do të merret një vendim për kalimin e çështjes në gjykim.
Në seancën e sotme, Veliaj ka qenë i pranishëm, ndërsa avokati i tij, Valentina Teodoresku, kërkoi kohë shtesë për të pasur mundësinë të shqyrtojë aktet që ndodhen në dosjen e tij.
Por, kërkesa u refuzua nga gjykata.
Po ashtu, kërkesa e dytë e avokates për të takuar Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai ndodhet i paraburgosur që prej shkurtit të vitit të kaluar, u hodh po ashtu poshtë.









