Në vigjilje të finales së Conference League, Roma- Feyenoord, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”, po tifozët po festojnë të Pedonalja.
Rreth 19 mijë e 500 persona do të jenë në stadium, për të shijuar nga afër ndeshjen.
Sipas udhëzimeve të UEFA-s, tifozët, të cilët do të hyjnë brenda, do t’i nënshtrohen më parë një kontrolli të rreptë. Finalja e Conference League ka sjellë këtë të martë me mijëra tifozë nga Holanda, ndërkohë që italianët janë më të paktë në numër pasi priten me dhjetëra mijëra nesër! Kryeqyteti është zbukuruar me ngjyrat e bukura të futbollit dhe është gati për ditën historike.