Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballist Morina është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia e Kukësit.
Morina i cili po kthehej nga Kosova, ishte i shpallur në kërkim pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në Facebook-un e Ballist Morinës që administrohet nga ai dhe persona të afërm me të, të cilët pretendojnë se arrestimi ka ardhur me urdhër nga Serbia.
“Sot, date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “RILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës.
Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirtit te lirë.
Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë!
Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, shkruhet në postim.