-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një irakian që ka komplotuar vrasjen e George W. Bush

Kryesoret

Sipas Departamentit te Drejtësisë në SHBA, është arrestuar, një irakian qe kërkoi azil pasi kishte komplotuar në vrasjen e ish-presdientit George W. BUSH.

Në gjykatën federale në Columbus, Ohio, FBI paraqiti një ankesë ligjore kundër komplotistit të dyshuar, i cili u arrestua mëngjesin e së martës.

Irakiani 52-vjeçar mund të përballet me 30 vjet burg dhe 500 mijë dollarë gjobë nëse shpallet fajtor.

FBI mbi komplotin

Ai, i dyshuari, i ka thënë një informatori të FBI-së se po kërkonte të kontrabandonte të paktën katër irakianë të tjerë nga Meksika në SHBA për të ndihmuar në vrasje.

Ata donin të vrisnin Bush-in “sepse mendonin se ishte përgjegjës për vrasjen e shumë irakianëve dhe copëtimin e të gjithë vendit të Irakut”.

Në vitin 2003, administrata e Bush-it kishte kryer pushtimin e Irakut të udhëhequr nga SHBA-të pasi pretendoi se Bagdadi kishte poseduar armë të shkatërrimit në masë, një pretendim që më vonë u vërtetua se ishte i rremë.

Referuar FBI-së, komplotuesi kishte lënë të kuptohet se kishte kontakte me të ashtuquajturin ggrup “Shteti Islamik”.

Ai, në raport, ka vëzhguar vendndodhje të lidhura me Bush në Dallas, Texas dhe ka diskutuar me një informator se si të merrte armë, uniforma zyrtare të sigurisë dhe automjete që do të përdoreshin në komplot.

Por komploti nuk i afrohej konkretizimit.

Në shtator 2020, 52-vjeçari mbërriti në SHBA me një vizë vizitori dhe kërkoi azil në mars 2021 pasi skadoi viza.

FBI-ja kishte kontaktuar informatorët menjëherë pas kërkesës së tij për azil dhe deri në këtë muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit