-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna e huliganëve? Paloka: E nxorën Ramën lakuriq

Kryesoret

Kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, deputeti Edi Paloka ka reaguar për masat e marra nga shteti për finalen e Tiranës dhe dhunën e ushtruar nga tifozët e dy ekipeve mbrëmjen e djeshme.

“Shteti” qesharak i Edvinit! Mjaftoi nje ndeshje futbolli dhe disa mijera tifoze te ardhur ne Tirane per ta nxjerre zbuluar kete “shtetin” e njeriut qe ”ben shtet”…”KO” qe ne raundin e pare!

Paralizuan  jo vetem Tiranen po gjysmen e vendit  per nje ndeshje futbolli. E shpallen dite pushimi, ndaluan plotesisht hyrjen e qytetareve ne Tirane , vendosen shtetrrethim ( pavarsisht se qytetaret mund te kene nje mije probleme te tjera).Angazhuan gjithe policine dhe pothuaj gjithe strukturat e shtetit per nje event qe pervec aspektit historik e festiv ne sport , nuk duhej te kishte asnje komplikim te jashtezakonshem ne jeten e vendit. E pasi u hapen mire duke u mburrur pikerisht per ate qe nuk kishin asnje merite ( sjelljen e finales ne Tirane) plasen si tullumbac e u squllen qe ne momentin e pare kur ju desh te kryenin pikerisht ate qe ishte e vetmja detyre e tyre; ruajtjen e rregullit dhe qetesise .

Do hidhen keta te gjithediturit e do thone qe “keto skena ndodhin kudo”. Elisa do bente dhe filmin e rradhes. Po nuk eshte keshtu ne fakt!

Nuk ndodh ne asnje vend qe te paralizohet jeta e te vendoset shteterrethim edhe kur jane finale te Champions League.

Ka perplasje dhe dhune huliganesh dhe ne raste te tjera po nuk i sheh askund pamjet sa qesharake aq dramatike te policise , sic pame ketu vetem ne 24 ore.

Ata police qe i kemi pare te helmojne me gaz edhe gra shtatezana , qe nxjerrin me dhune nga shtepite e tyre femije e pleq, i pame se si ju luteshin me duar e kembe tifozeve te dhunshem.

Pastaj pame dhe ekstremin tjeter, nje episod ku disa police civile ne kaos total nxjerrin pistoletat e ju a drejtojne tifozeve…

Kjo nje dite pasi dy bandite me uniforme vrane me armet qe ju ka dhene Rama.

E gjitha kjo sepse policia eshte mbushur me militante bandite qe i duhen Rames per te grabitur zgjedhjet e per dhunuar popullin e jo me profesioniste qe te luftojne krimin e te sigurojne qetesine e qytetareve te ketij vendi” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit