Mësohet se si pasojë e dhunës në rrugët e Tiranës mbrëmjen e së martës janë dërguar në spital 30 persona.
Përplasjet e dhunshme ndodhën mes tifozëve të Romës e Feyenoord-it me forcat e policisë. Mësohet se të gjithë të lënduarit, pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme, janë larguar nga spitali.
Aktualisht, në spitale nuk ka asnjë person të lënduar nga dhuna e një dite më parë. Ndërkohë, me dhjetëra tifozë të Romës, të cilët u ndaluan nga policia mbrëmjen e së martës, janë kthyer për Itali mëngjesin e sotëm me një traget Durrës-Bari.