Finalja e madhe e Conference League do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.
Tifozë të shumtë kanë ardhur për të mbështetur skuadrat e tyre, Romën dhe Feyenoord-in.
Disa tifozë përveçse shprehen entuziastë për ndeshjen, tregojnë se mund të rrinë këtu nëse gjejnë nuse shqiptare.
“Nuk e dimë nëse do të fitojmë”.
“Shpresoj që të jetë një ndeshje e mire, nuk e di nëse do të fitojmë. Është hera e parë në Shqipëri, jam bashkë me familje. Forca Roma”.
“Jam pak i frikësuar se është finale, jam shumë i emocionuar, kemi punuar shumë fort për të gjithë sezonin, do të kthehemi pas ndeshjes, hera e parë në Shqipëri”.
“Nëse do të gjesh një vajzë të mirë, do të rrije në Shqipëri? Pse jo”, tregojnë tifozët.