Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë për shkak të frikës nga huliganët e Romës dhe Fejnordit që ndodhen në Tiranë për finalen që do të zhvillohet sonte në 21:00.
Mbrëmja e djeshme ishte e dhunshme në kryeqytet. Incidente dhe dhunë pati në disa zona të Tiranës. Shumë tifozë u shoqëruan dhe 20 policë u lënduan.