-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja “gozhdon” Ramën: Skema si po i rrit taksat për biznesin e vogël

Kryesoret

Nga Ola Xama

Biznesi i vogël do të tatohet duke i mbajtur tatim pronarit që e realizon si të ardhur personale nga aktiviteti i biznesit.

Neni 13 thotë:

Të ardhurat nga biznesi përbëhen nga të ardhurat e biznesit të çfarëdo lloji, duke përfshire personat fizikë tregtarë të vetëpunësuar, furnizuesit e shërbimeve, qiradhënien, apo tjetërsimin e aseteve të biznesit apo prodhimit bujqësor e blegtoral. Neni 14 i projektligjit përcakton se deri në çfarë mase do t’i njohë shpenzim për efekt tatimi në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik.

Nga pikëpamja e barrës fiskale kjo është më keq edhe se taksa që kjo kategori paguante dikur. Tatimi jo vetëm mbahet në shkallë më të lartë, por dhe masa e shpenzimeve që zbritën për efekt tatimi kufizohet. Në shumë raste bizneset mund të dalin me humbje ose barazim në raportin të ardhura/shpenzime dhe nuk do të paguanin tatim fitim. Me draftin që po punohet, pronarit të biznesit i konsiderohet se ka të ardhur një pjesë të xhiros vjetore dhe i vendoset tatim 13, 23 dhe 28%.

Askush nuk është djallëzor dhe nuk insiston në atë që ka thënë gabim pasi nuk ka asnjë gabim. M.q.s qeveria e ka vullnetin të mos taksojë biznesin e vogël, duhet të heqë këto nene nga drafti sepse kështu i bie jo “Ush gomar” por “Gomar Ush”.

Pra nuk të taksoj fitimin që merr si korporatë, por të ardhurat që merr nga biznesi si individ. Nuk t’i marr nga xhepi i majtë, por nga i djathti… Projektligji në tërësi është një nisëm që duhet përgëzuar, të cilën FMN e ka rekomanduar dhe punuar që në 2015-n për të shtrirë progresivitetin në të gjithë shkallët.

Por me këtë çarje që i është bërë sistemit tatimor, nuk ka Fond që e ndreq pa rregulluar përjashtimet e bëra. Kështu që ekzekutivi ka dy zgjedhje: ose të tërheqë premtimet e bëra, ose të rregullojë sistemin. Të dyja bashkë nuk bëhen dot!

Dhe e fundit:

Taksa korporative për biznesin e vogël në draft parashikohej të rikthehej ne vitin 2026 dhe jo në 2029. Neni i fundit që është publikuar nga KM është logjikisht i pakuptueshëm. Dhe nëse do të vini re diçka të neni më poshtë: tatimi i fitimit 5% për bizneset automotive që kanë sjellë investime në Shqipëri dhe për sektorin bujqësor, ne vitin 2025, do të rikthehet 15%. Përjashtim për taksë zero bëjnë vetëm strukturat akomoduese të agroturizmit dhe hotelet “Brand” të investitorëve strategjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit