Mbrojtëse i Kombëtares Shqiptare, njëkohësisht dhe lojtar i Romës, Marash Kumbulla ka folur për Sky Sport, direkt nga fusha e “Air Albania”. Kumbulla është shprehur tejet i emocionuar që do të ketë mundësi të ngrejë kupën e Ligës së Konferencë në Tiranë.
“Jam shumë krenar, është ëndrra ime që të ngre një trofe këtu në Tiranë. Ne do ta menaxhojmë mirë. Ne mund t’i lëndojmë ata. Murinjo na ka motivuar këto ditë, mezi po presim që të hymë në fushë. Është vërtet e çuditshme dhe e bukur në të njëjtën kohë”, ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi.
Mësohet se Kumbulla do të jetë në stol në fillim të ndeshjes.