Teksa mandatit në krye të shtetit po i vjen fundi, duket se janë sheshuar edhe përplasjet në distancë me akuza mes Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Të dy u shfaqën në humor të mirë dhe Kim e shoqëroi shtrëngimin e duarve me buzëqeshje.
Ilir Meta ka qenë prezent në “Forumin e Lirisë Ballkanike”, ku temë diskutimi ishte “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.
Në këtë tryezë ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, senatorë dhe kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme.
E pranishme ishte edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum.