Ditën e sotme nga zona e Balldrenit deri në grykëderdhjen e lumit në detin Adriatik në sipërfaqen e Drinit kanë dalë peshq të ngordhur.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj situate. Peshkatarët dhe qytetarët kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.
Institucionet kanë nisur verifikimet në terren për zbulimin e shkakut të ngordhjes së peshqve.