-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pajtimi me Yuri Kim, kush e hodhi hapin i pari? Flet Meta

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot prezent në “Forumin e Lirisë Ballkanike”, ku  temë diskutimi ishte “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

Në këtë tryezë tërhoqi vëmendjen shtrëngimi i duarve me buzëqeshje me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Po kush e hodhi i pari hapin drejt pajtimit pas përplasjeve në distancë?

Nuk shikoj asnjë problem veç forcimit të mëtejshëm jo vetëm të trafikut të qenieve njerëzore që është një problem tepër serioz, që vendi ynë e përjeton shumë, për shkak të largimit të të rinjve, fëmijëve dhe fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit, që bien shpesh pre e trafikantëve ndërkombëtarë, shfrytëzimit prej tyre.

Lufta kundër të gjitha trafiqeve duhet të jetë prioritet, qeverinë, opozitën që duhet të rrisë rolin kontrollues dhe në bashkëpunim me BE-në, SHBA-në, pasi e dimë që trafikimi është një krim ndërkombëtar” tha Meta.

Të hënën pritet që të digjet edhe shansi i fundit për një president konsensual, por a ka Ilir Meta një apel për shumicën? “Besoj që parlamenti i di detyrimet e tij dhe do ta përmbushë me përgjegjësi maksimale brenda kohës së duhur këtë detyrim kushtetues”.

I pyetur nëse pas 24 korrikut opozita do të jetë më e fortë më të dhe Sali Berishën në krye, Meta iu shmang “opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, ata kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit