Partia Socialiste ka shtyrë deri në datë 31 maj afatin për aplikime për kryetar të degëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit.
Deri ditën e djeshme, në zyrat e PS-së shkuan 400 kandidatë. Kjo ka bërë që drejtuesit e PS-së të shtyjnë afatin nga sot, deri në 31 maj për të pritur kandidatura të tjera.
Në kongresin që u zhvillua në fillim të prillit, Edi Rama vendosi t’u ndërpriste mandatin kryetarëve të degëve në 61 bashkitë e vendit për t’i çuar organet e partisë që drejton në zgjedhje të reja me qëllim mobilizimin për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.