Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi gjatë ceremonisë së nderimit të një gjenerali amerikan, ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri.
“E lashë për këtë moment që t’i them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri”, theksoi Rama.
Sipas kryeministrit, idetë do i shpalosen Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Tod Daniel Wolters.