Rreth 700 tifozë të tjerë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Durrësit, të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.
Disa nga tifozët e Romës u shprehën se janë të lumtur që ndodhen në Shqipëri dhe se duan fitoren e skuadrës së tyre. Gjithashtu thanë se shpresojnë mos të ketë incidente pas përfundimit të ndeshjes.
“Biletën e kam siguruar gjatë një shorteu të skuadrës. Është e vështirë të gjesh një biletë gratis, por unë e ndjek gjithnjë ndeshjet e Romës, e kështu u bëra pjesë e shorteut. Do flemë në Durrës sonte dhe do të kthehemi shpejt pas festës. Për rezultatin, shpresojmë për mirë”.
“Violenca është normale është pjesë e lojës, shpresoj të mos lëndohet askush! Nesër në darkë ikim shpresojmë të shkojë mirë. Forca Roma!”
Pas incidenteve të dhunshme të mbrëmjes së të mërkurës, Tirana është këtë të mërkurë epiqendra e futbollit europian, pasi e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në stadiumin Air Albania, aty ku do të luhet finalja e Conference League, Roma-Feyenoord.