Një 33-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident në Zvicër.
Bëhet fjalë për Gjelbrim Jasiqin dhe lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.
“Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im, djali i motrës Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar Jeton Krasniqi, një nga familjarët e 33-vjeçarit.
Bashkë me të në veturë ishte pasagjeri 24 vjeçar që ka mbetur me lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.