-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I fut emrin pa e pyetur, Alibeaj “provokon” Bylykbashin: T’i lëmë ciflosjet e vogla

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj miratoi sot listën e emrave të deputetëve për tre komisionet parlamentare, investimet strategjike, reformën zgjedhore dhe territoriale, ku kryetar nuk është asnjë prej grupit të Berishës, por vetëm anëtarë.

Ndalur te komisioni i reformës zgjedhore, Alibeaj kishte futur si anëtar Oerd Bylykbashin, i cili nuk e njeh si drejtues grupi. Por a është ky një provokim? Alibeaj kishte këtë përgjigje.

“Nuk e bëj për provokim. Bylykbashi është për funksionet që ka pasur, është një lloj eksperience, një lloj magazine, e asaj që ka ndodhur jo vetëm këto vite, por edhe shumë më kaq. Unë besoj se e përvojën dhe dëshirën për të kaluar këto ciflosjet e vogla për bërë një gjë që duhet bërë.

Nuk është provokim. Emrat që janë vendosur aty janë ata që dinë dhe kanë se cfarë të japin. Shini edhe reformën territoriale që kanë qenë dikur kryetarë bashkish. A më njeh apo nuk më njeh, unë jam kryetar i grupit parlamentar, sipas të gjitha rregullave” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit