Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme kishte debate mes shumicës dhe opozitës për cështjen e largimeve nga administrata të militantëve, por situata u shtensionua duke kaluar më pas te batutat dhe gallata.
Deputetët e opozitës në mes të mbledhjes u larguan për shkak se Enkelejd Alibeaj thirri grupin e PD-së për cështjen e emrit të presidentit të ri.
Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i përcolli opozitarët me batuta, ndërsa Gazmend Bardhi ia ktheu me buzëqeshje. “Vazhdojmë te cështja tjetër, pikën e tretë.
Kolegët e opozitës kanë mbledhje partie, kështu që ne do të vazhdojmë me pikën tjetër. Gazi na sillni ndonjë emër. Sa zhurmues jeni more. Mbylleni derën” tha Bushka.