-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Balla: Kushti ynë i vetëm, të jetë ndryshe nga Meta

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në deklaratën për mediat u shpreh se Shqipëria meriton një president mbi palët.

Ai tha se kushti i vetëm për zgjedhjen e presidentit është të jetë ndryshe nga Ilir Meta.

“Mendoj që kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht ose kriter që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të Presidentin, duhet të ketë një President/e krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. në rast se ne do të kemi një President përsëri të kësaj forme nuk i bëjnë mirë vendit.

Shqipëria meriton një President që të jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që o pranohet o rrëzohet, është rrëzuar ajo  letë. Kemi rëndë dakord me një pjesë të asaj fryme. Ne do t’i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje, nuk do të propozojmë emër deri të dielën.   Ditët e mbetura duhet të përdoren me përgjegjësi.

Asnjëra nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të respektit të palës tjetër, pro për shkak të përgjegjësisë”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit