-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i hap rrugën PPP-së Thumanë-Kashar, Balluku: Hekurudha, minierat dhe dritat

Kryesoret

Sot qeveria shqiptare i hapi rrugën miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që rrëzoi këshillin e ministrave që në 2019 e anuloi me argumentin se shuma e përcaktuar për këtë aks të kalonte te Pakti për Universitetin.

Do të dëshiroja të ndaja me ju një projekt-vendim të rëndësishëm që është ai që i hap rrugë miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Në vitin 2019 në Janar  kjo kontratë, u anulua për shkak se ajo hapësirë fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit.

I jemi kthyer kësaj kontrate dhe pas një vendimi gjyqësor. Shteti nuk investon mbi këtë kontratë, ky aks do të investohet tërësisht mbi parimin e koncesionit. Kjo është një pjesë nga segmentet më të rëndësishme të “Korridorit Blu” dhe ne synojmë t’i hapim gjitha lotetet brenda vitit 2022” tha ajo.

Më pas Balluku u ndal te dy vendime të tjera. E para “te ajo për përcaktimin e kritereve dhe të rregullave për transferimin e të drejtave të lincencave minerare nga zotëruesi.

U vlerësua të amendohen disa rregulla për transferimin e këtyre lejeve, kjo ka ardhur si rrjedhojë e identifikimit të një sërë abuzimesh në kundërshtim me ligjin. Pra, për të fortifikuar këtë proces, dhe për t’i dhënë seriozitet sektorit minerar, ne dëshirojmë që këtij sektori t’i kthehet dinjiteti”.

Gjithashtu sot u miratuan edhe dy vendime “për hekurudhën Tiranë-Rinas Durrës për afatin e disbursimit të kredisë dhe grantit” tha ministrja.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha sot se qeveria nuk është tërhequr, por vazhdon studimin për fashën nëse do të jetë 700 apo 800 kë për familjarët, nëse kush e kalon këtë nivel do ta paguajë më shtrenjtë. Nismën ajo e justifikoi me faktin se janë identifikuar abonentë familjarë me mbi 5000 kilovat orë në muaj.

Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar.

Do të aplikojmë të njëjtin çmim, por nëse fasha do të jetë 700 apo deri në 800 do të bëjmë analizat e duhur, kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kë harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit