-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg policit që vrau kolegun në komisariat, efektivi i FNSH: M’u shkrep pa dashje

Kryesoret

Mesditën e sotme Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për policin Ludian Zaimi, efektivin e patrullës së përgjithshme i cili vrau kolegun e tij Caush Saliasi.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në komisariatin nr. 3 në Tiranë ku Zaimi qëlloi 7 herë ndaj kolegut të tij, duke i marrë edhe jetën.

Të shtënat erdhën pas një konflikti mes tyre, pasi sipas autorit, Caushi e ofendonte duke e sharë dhe duke i thënë “qorr”.

Zaimi kurohej nga depresioni. Viktima kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Gjithashtu sot në burg u la edhe polici i FNSH-së që plagosi një qytetar pasi kishin pirë në lokal. Ai ka deklaruar sot para gjykatës se nuk donte ta qëllonte.

“M’u shkrep arma pa dashje” mësohet se ka thënë Lutfi Gjyle që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit