Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kamzës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Fatmirësisht, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ishte duke përdorur celularin, ç’ka ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit.