12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg huliganëve holandezë që gjakosën shqiptarin, pronari: I provokoi me Romën

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë 15 ditë në burg dy tifozët e Holandës që u arrestuan një ditë përpara finales së Conference League pasi goditën një qytetar shqiptar në kokë te ish-Kafe Europa. Dy të arrestuarit janë; Davery Boon dhe Denis Howelingen.

Avokati i dy të rinjve, Arben Grami tha se klientët e tij duhet të liroheshin me argumentin se goditjet e tyre nuk ishin vendimtare në gjakosjen e shqiptarit.

Pronari i lokalit ku ndodhi incidenti tregoi versionin e tij duke thënë se ishte shqiptari që i provokoi holandezët.

“Gjithçka nisi kur shqiptari filloi të lavdërojë ekipin verdhëekuq duke thirrur ‘Roma, Roma’. Pavarësisht tentativave të stafit tonë për t’i qetësuar, mes tre shqiptarëve, madje edhe provokatorit, ka lindur një sherr me tifozët holandezë.

Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që i dha karrigen që qëlloi shqiptarin, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili e goditi gabim”, tha pronari i lokalit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit