Katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë janë nxjerrë nga kampi i “ferrit” në Siri që kontrollohet nga luftëtarët e ISIS.
Operacioni nga pala shqiptare në bashkëpunim me vendet partnere ka nisur prej disa muajsh duke u finalizuar me shpëtimin e 13 personave.
Në zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar njoftoi lajmin në Twitter. “Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”.
Ende shteti shqiptar nuk ka publikuar emrat e grave dhe fëmijëve që ka nxjerrë nga kampi.
Kjo nuk është hera e parë qeveri shqiptare e ndihmuar nga aleatët largon nga kampi fëmijë dhe gra që mbahen në Siri.