-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova do të përfitojë 64 milionë euro nga fondi i Bashkimit Evropian “IPA III”

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të premte të 27 majit ka nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III, e miratuar nga Komisioni Evropian.

Marrëveshja e cila është nënshkruar në mes të Bislimit dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë ndihmë të mëtejshme teknike dhe financiare nga BE-ja.

“Ajo mbulon programet vjetore të IPA-s për periudhën 2021-2027 dhe do të mundësojë miratimin e menjëhershëm të fondeve të IPA 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Sipas Szunyog, mjetet nga marrëveshja në fjalë do të përdoren për të përmirësuar në veçanti mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë.

“Financimi gjithashtu do të drejtohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës për të përmbushur standardet e BE-së dhe për t’iu përgjigjur shpejt nevojave urgjente ekonomike, shëndetësore apo sociale, për të mbrojtur mjedisin në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit