14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj “gozhdon” Koçiun: Si ka mundësi 9 mijë patronazhistë punojnë në shtet?

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se janë 9 mijë patronazhistët e PS-në që janë pjesë e administratës dhe që janë përdorur në zgjedhje. Ai pyeti, drejtoreshën e DAP-it, për punonjësit e administratës që ka në përgjegjësi, të cilët sipas tij janë kthyer në spiunë.

Është bërë i njohur skandali i patronazhistëve, sa nuk ka ngelur njeri pa folur, brenda dhe jashtë vendit, DASH, BE, OSBE, Edi Rama, por në sens të kundërt, që është krenar.

Rezulton, që ajo ushtri e madhe, 9 mijë prej tyre janë punonjës të administratës publike, punonjësit tuaj që paguhen nga paratë e shqiptarëve, që detyrojnë dhe sulmojnë shqiptarët që të votojnë kundër vullnetit të tyre, këtë qeveri.

Nga SPAK-u presim përgjigje. I vetmi institucion që nuk ka thënë gjysmë rreshti jeni ju, që duhet të bënit verifikimin tuaj, si ka ndodhur, sa është i shtrirë? Ligji nuk lejon që administrata të angazhohet në veprimtari politike gjatë punës.

Kanë deformuar të drejtën e votës, por ju nuk keni denjuar të shkruani gjysmë fjale” pyeti Alibeaj, Albana Koçiun, e cila iu shmang përgjigjes.

Kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka iu përgjigj Alibeajt, duke i thënë se këto janë “justifikime përse humbni zgjedhjet. Si gjithmonë fajin ua kanë të tjerët. Komisionin hetimor e latë ju përgjysmë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit