Plani i Turqisë për të ndërtuar një zonë të sigurt brenda Sirisë Veriore në provincën Idlib, ku do të vendosen 1 milion sirianë të kthyer në atdhe, “ka marrë vrull”.
Megjithëse nuk është vendosur një afat kohor, udhëheqësit ushtarakë dhe politikë kanë konfirmuar se një operacion i gjerë po përgatitet, për të zhvendosur popullsinë kurde nga kufiri jugor i Turqisë dhe për të vendosur kontrollin turk deri në 18 milje të thellë në Sirinë Veriore.
Ndonëse nuk është thënë në mënyrë eksplicite, masa përfshin zhvendosjen e arabëve sirianë në zonat e reja, në të cilat Turqia do të sigurojë ndikim ekonomik dhe miratim politik në frontin e brendshëm përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Popullsia kurdë, e cila dominonte kufirin prej 500 miljesh, do të humbasë më shumë ndikim pasi u detyruan të largoheshin nga qytetet kryesore gjatë tre inkursioneve turke në pesë vitet e fundit.









