Banorët e zonës “Kodra e Prifti” kanë dal për të protestuar për prishjen e shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së madhe.
Ata janë shprehur se qeveria ende nuk ka parë nga afër terrenin dhe nuk ka kanë bërë matjet e nevojshme për të filluar punimet.
“Ne presim përgjigje nga qeveria në radhë të parë, nga ARRSH, që të vijë. E kemi bërë të qartë që të vijnë të shikojnë terrenin. Kanë bërë një projekt duke e parë terrenin me dron. Nuk kanë ardhur ta shkelin me këmbë.
Ne do mundohemi që zëri jonë të dëgjohet. Kemi bërë padi për këtë punë. Do shkojmë sërish te bashkia. Kaq presim ne. Unë i bëj thirrje kryeministrit të zgjedhin skuadër pushkatimi të vijnë këtu një ditë para shembjes të na pushkatojë të gjithëve me burra me gra dhe me fëmijë. Që unë mos ta shoh fëmijën time kur të prishet”, shprehet ai.