Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha shkruan se me vdekjen e Bujar Nishanit, Partia Demokratike ka humbur një një politikan të përkushtuar.
“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij.
Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe” shkruan ai.