-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Dielli perëndoi për Nishanin

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e Bujar Nishanit. Në një postim të gjatë në Facebook, kryetari i PD-së, shprehet se Nishani ishte një burrë shteti, njeri model dhe fisnik që i shërbeu vendit dhe që ka kontribut në Partinë Demokratike.

“Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli syte pergjithmone duke zhytur keshtu ne dhimbje, zi e pikellim te thelle familjen e tij te dashur, miqte e te afermit, Partine Demokratike dhe mbare Shqiperine.

Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve  dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes.

Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.

Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntoreve me ta afert, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshem qe do mbetet gjithmone ne memorien time si mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai.

Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirenjohjen time te pakufishme  dhe nderimin time me te madh ish presidentit Nishani per kontributin e cmuar per vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkepunimin dhe miqesine tone te ngushte qe kemi patur ju shpreh sot ngushellimet dhe solidartetin me te ndjere bashkeshortes, femijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar per kete  humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! Sb” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit